UNESCO ka shpallur fituesit e garës në fushën e transparencës dhe të lirisë së shtypit. Në listën e të dalluarve është edhe dizajneri nga Kosova , Shpat Komoni, punimi i të cilit ndodhet në mesin e “23 punimeve të dalluara ‘ kategori kjo që njihet nga UNESCO si ‘Honorable Mentions’.

“Eshtë punim i shkëlqyeshëm dhe meriton njohjen në nivelet më të larta” i ka shkruar në e mail UNESCO, dizajnerit nga Kosova, Shpat Komoni.

Në e mailin të cilin e posedon infoGlobi, UNESCO i ofron Komonit mundësinë që ‘puna e tij të shfaqet edhe në ueb faqen e UNESCO-së, në mediat sociale por edhe në komunikatat për media që synojnë mjedisin më të mirë për punën e gazetarëve.

 

“Jemi të interesuar që ti sjellim vizibilitet punë suaj fantastike ‘ i shkruan mes tjerash Komonit organizata prestiogjioze e OKB-së e cila tash e sa dekada ka punuar vazhdimisht për përmirësimin e pozitës së gazetarëve. lirinë e shprehjes, lirinë e mendimit dhe për transparencën.

“Në rafshin personal për mua ky ishte lajmi më i mirë i vitit. Ndjehem vërtetë i nderuar që puna ime u vlerësua” deklaroi për Info Globin, Komoni.

Shpat Komoni është dizajner i diplomuar dhe dallohet me angazhimin etij të pareshtur që përmes punimeve të tij artistike të përhap vlerat dhe liritë fundamentale njerëzore. Punimet e tij artistike përcojnë mesazhe unversale , të paqes, tolerances dhe një shoqërie me mundësi të barabarta për të gjithë.

Gara në të cilën punimi i Shpat Komonit u radhit në 23 që do të përmenden kishte karakter ndërkombëtar. Aty kanë aplikuar artist e dizajnerë nga e gjithë bota. /infoglobi/e.b.