Prishtinë, 13 dhjetor 2016 – Fondi i Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, do të mbajë logon zyrtare të përgatitur nga dizajneri grafik nga Kosova, Shpat Komoni. 

Ky i fundit ka fituar çmimin kryesor në garën e Fondit të Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Fund) për logon zyrtare të kësaj organizate, për të cilin fond Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka ndarë 30 mijë euro.

Ndërkohë, edhe çmimi i tretë është fituar nga dizajneri grafik, Gent Shala. Në garën rajonale kanë janë paraqitur 18 propozime, ku dy nga tre vendet e para i kanë zënë dizajnerët nga Kosova. Vendi i dytë i ka takuar një dizajneri nga Banja Lluka e Bosnje e Hercegovinës.

Dy fituesit kosovarë të kësaj gare janë pritur nga drejtori për Çështje Rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Fitim Gllareva, i cili e ka vlerësuar lart punën e kreatorëve nga Kosova. Duke i falënderuar për punën, Gllareva ka thënë se çmimet e fituara i kanë bërë nder edhe Kosovës.

Për dizajnerët Komoni e Shala, pjesëmarrja dhe fitimi i këtyre çmimeve është një nder dhe privilegj edhe për punën e tyre, por edhe për vendin. Shpat Komoni ndihet krenar që nga puna e tij ka përfituar edhe vendi. “Kam nderin dhe kënaqësinë që ky fond ka për t’u përfaqësuar përmes logos që e kam krijuar unë, ku kam zënë vendin e parë. I falënderoj shtetet që e kanë përzgjedhur dhe më kanë besuar këtë identitet dhe krijim që e kam bërë për ta. Jam krenar që është zgjedhur nga Kosova”, ka thënë Shpat Komoni, fituesi i çmimit të parë.

Ndërkohë, Gent Shala e vlerëson edhe bashkëpunimin me MPJ dhe Fondin e Ballkanit Perëndimor. “Kjo eksperiencë ka qenë një pjesë shumë e bukur e krejt punës që e bëjmë ne, edhe e bashkëpunimit me MPJ-në dhe Fondin e Ballkanit Perëndimor. Jemi shumë krenarë që kemi marrë pjesë dhe jemi fitues si kosovarë që është një lajm shumë i mirë edhe për komunitetin tonë”, ka thënë Shala.

Fondi për Ballkanin ka për qëllim promovimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit kulturor; promovimin dhe zhvillimin e shkëmbimeve akademike, hulumtimit dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit në mes të palëve nënshkruese; promovimin dhe zhvillimin e shkëmbimeve në mes të rinjve, si dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm mes palëve kontraktuese.

Fondi i Ballkanit Perëndimor ka selinë në Tiranë dhe se Kosova është anëtare e barabartë në të gjitha nivelet në këtë organizatë ndërkombëtare dhe rajonale.

 

Titujt tjerë

Top 10 reklamat më argetuese të vitit 2017

Top 10 reklamat më argetuese të vitit 2017

Kreativiteti nuk ka fund, por ia vlenë t'i shikojmë disa prej reklamave...

Marketingu, çelësi i suksesit!

Marketingu, çelësi i suksesit!

Nëse dëshironi që biznesi juaj të ketë sukses, një departament i fuqishëm...

7 faktorë të cilët e bëjnë një brend të dallohet nga tjerët

7 faktorë të cilët e bëjnë një brend të dallohet nga tjerët

Bota është përlot brende. Ka më shumë se 28 milion biznese të...

Logo zyrtare e "Western Balkans Fund" e punuar nga dizajneri Shpat Komoni

Logo zyrtare e "Western Balkans Fund"  e punuar nga dizajneri Shpat Komoni

Prishtinë, 13 dhjetor 2016 – Fondi i Ballkanit Perëndimor, pjesë e të...

Suksesi i Shpatit në UNESCO; radhitet në 23 të dalluarit e botës

Suksesi i Shpatit në UNESCO; radhitet në 23 të dalluarit e botës

UNESCO ka shpallur fituesit e garës në fushën e transparencës dhe të...