Nëse dëshironi që biznesi juaj të ketë sukses, një departament i fuqishëm i marketingut është thelbësor.

Sipas disa studimeve, departamentet e fuqishme të marketingut ndihmojnë bizneset të rriten në afat të shkurtër dhe të kenë sukses afatgjatë. Departamenti i marketingut jo vetëm përmirëson performancën për të kryer aktivitete, por gjithashtu drejtpërdrejt rrit performancën e tërë kompanisë sepse ndikon në vendimet strategjike të bëra nga ekipi i lartë drejtues.

Ombrella e përgjithshme e marketingut mbulon reklamat, marrëdhëniet me publikun, promovimet, shitjet dhe degë të tjera. Marketingu përfshinë procesin përmes të cilit një produkt ose shërbim promovohet tek klientët potencialë dhe sigurisht krijon një ndikim të madh në shitjen e tyre.

Pa marketing, biznesi juaj mund të ofrojë produktet ose shërbimet më të mira në industrinë tuaj, por asnjë nga klientët tuaj potencial nuk do të dijë për të. Pa marketing, shitjet mund të bien dhe kompanitë mund të detyrohen të mbyllen.

Suksesi i një kompanie shpesh mbështetet në një reputacion të fortë, e ndërsa reputacioni dhe shitjet rriten, biznesi juaj zgjerohet dhe rruga më e mirë për të arritur këtë është përmes marketingut.

Nëse posedoni një biznes, mos harroni asnjëherë që marketingu është zemra e kompanisë tuaj.

 

SIMS - Marketing Agency

Adresa:  Rr. Bajram Kelmendi, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Email:    This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Mob:      +377 (0) 44 639 880