Bota është përlot brende. Ka më shumë se 28 milion biznese të vogla në Shtetet e Bashkuara, dhe shumë biznese të mesme dhe të mëdha të cilat rrisin atë numër. Edhe nëse vetëm një pjesë e atyre bizneseve do të konkurronin me atë tënden, ka një numër të madh me të cilin duhet të përballeni në një kohë ku informatat janë të shumta dhe këmbimet digjitale të zakonshme.
Për t’a bërë çështjen edhe më të komplikuar, të gjitha ato marka po konkurrojnë me njëra tjetrën për dukshmërinë e tyre duke përdorur fushata reklamuese për të marrë vëmendjen e audiencës së tyre të shënjestruar. Nëse dëshironi që audienca juaj të vërë re markën tuaj në mes të kësaj konkurrence, duhet të dalloheni nga ata.
Si ta bëni këtë?
Origjinaliteti
Së pari, brendi juaj duhet të jetë origjinal. Nëse tentoni të imitoni brendin e konkurrentëve, njerëzit nuk do të kenë arsye për t’ju zgjedhur juve në vend të atyre. Nëse mesazhi juaj mbështetet në klishe dhe në biseda shitjesh, nuk do të tërheqë konsumatorët tuaj. Në vend të kësaj, gjeni një kënd që askush nuk e ka marrë deri më tani, dhe zhvilloni një imazh dhe një zë vetëm tuajin. Sigurisht që kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por është një hap i nevojshëm nëse nuk dëshironi të përziheni me konkurrencën.
Sinqeriteti
Brendi juaj duhet të demonstrojë një shkallë të sinqeritetit. Nëse u përgjigjeni të gjithë konsumatorëve tuaj në media sociale me të njëjtën përgjigje të kopjuar nga korporata, njerëzit do fillojnë t’ju shohin si një makinë të pashpirt të cilës i intereson vetëm për përfitime. Në vend të kësaj, tregoni anën tuaj njerëzore. Investoni në ‘’personalitetin’’ e brendit tuaj, dhe flisni me konsumatorët në mënyrë të njëjtë siç flisni me një shok. Mund të bëni gabime përgjatë rrugës, por konsumatorët tuaj do të jenë në gjendje të krijojnë marrëdhënie shumë më të mira me ju gjatë këtij rrugëtimi.
Mirëkuptimi
Brendet më të mira dhe më të famshme janë ato të cilat kuptojnë audiencën tyre të shënjestruar. Ata tregojnë këtë duke krijuar mesazhe të cilat lidhen vetëm me një fushë të shënjestruar; për shembull, nëse keni për shënjestër prindërit, mund të përmendni një problem të zakonshëm të prindërve, si p.sh vështirësia e një rutine mëngjesi. Kjo do të tregojë një shkallë simpatie dhe menjëherë do t’a bëjë më të lehtë që audienca juaj të lidhet me ju. Në kohë, kjo do të dërgojë në bashkëveprime të rritura me markën tuaj, e cila në kthim do të dërgojë në më shumë qarkullim dhe përfitime. Sigurohuni që po hulumtoni moshat tuaja të shënjestruara tërësisht dhe në baza të vazhdueshme, dhe rregulloni formulimin dhe shënjestrimin sipas nevojës.
Guximi
Në brende, rreziku shpesh dërgon në shpërblime. Brendet më të guximshme nuk frikësohen të eksperimentojnë me teknika të reja, ose të marrin pozitë në çështje kontraverse të industrisë. Ata janë disi të polarizuar, që do të thotë se ata mund të armiqësojnë një pjesë të audiencës së tyre, por ata gjithashtu inkurajojnë më shumë besnikëri dhe respekt nga njerëzit përreth, dhe kurrë nuk rrezikojnë të duken ‘’të mërzitshëm’’ ose ‘’vetëm një brend tjetër’’.
Qëndrueshmëria
Është e lehtë të ngatërroheni në zhurmë nëse mesazhi juaj nuk është i qëndrueshëm. Nëse standardet e brendit tuaj nuk janë të definuara në mënyrë të qartë, ose keni shumë njerëz të cilët ekzekutojnë ato standarde në shkallë të ndryshme të efikasitetit, ju mund të përfundoni duke armiqësuar audiencën tuaj. Qëllimi është t’i bëni ndjekësit dhe lexuesit të qëndrojnë sa më gjatë që është e mundur; por për të bërë këtë, ju duhet t’u jepni atyre një ndjenjë të afërsisë dhe parashikueshmërisë. Mënyra më e mirë për të siguruar ato cilësi është të bllokoni standardet e brendit tuaj herët, dhe të siguroheni që të gjithë anëtarët e ekipit të cilët po punojnë në fushatat tuaja janë të shkathët në ekzekutimin e tyre.
Dukshmëria
Sigurisht, nëse njerëzit nuk shohin brendin tuaj, ata nuk do të jenë në gjendje t’i përgjigjen asaj. Edhe pse disa konsumatorë potencialë padyshim që do të rrjedhin përmes kërkimeve organike ose përmes rrugëve tjera lidhëse, mënyra e vetme për të ndërtuar reuptacionin tuaj është të bëni brendin tuaj sa më të dukshme që është e mundur.
Përdorni mundësi të ndryshme për të shpërndarë strategjinë tuaj; për shembull, ju mund të postoni përmbajtje për publikime të jashtme për të ndërtuar reputacionin tuaj, të lansoni një strategji të medias sociale ose të investoni shumë në reklama dhe në materiale promovuese. Ju keni nevojë për disa media për të promovuar mesazhin tuaj, ndryshe, nuk do të ketë rëndësi se sa tërheqës është mesazhi. Për të bërë brendin tuaj të dukshme, shikoni How to Get Media Exposure for Your Startup: The Ultimate, Step-by-Step Guide.
Vlera
Brendet gjithashtu mund të dallohen duke ofruar më shumë vlera se konkurrentët e tyre; kjo mund të bëhet përmes mënyrave të ndryshme. Së pari, ju thjesht mund të ofroni produkte dhe shërbime më të mira; nëse ofroni një produkt të ngjajshëm për gjysmën e çmimit, do të jetë vetëm çështje kohe para se njerëzit t’ju afrohen.
Fatkeqësisht, shumica e brendeve nuk kanë fleksibilitetin për t’u bërë kaq konkurrues. Por, ju mund të ofroni vlera në terme të shërbimit të konsumatorëve më të mirë, më informues dhe më të fuqishëm. Origjinaliteti luan një rol këtu gjithashtu, kështu që mendoni me kujdes se si të tërhiqni konsumatorët tuaj.
Nëse vetëm sapo keni filluar të ndërtoni një brend, këta faktorë do ju udhëzojnë në zhvillimin e saj. Nëse tashmë keni një brend, dhe duket se ka mungesa, merrni në konsideratë zbatimin e një fushate të re, ose të paktën vendosjen e ekzekutimit të standardeve të brendit tuaj për të reflektuar këto vlera. Gjithashtu, kaloni kohë duke kontrolluar strategjinë tuaj të tanishme të brendit dhe vlerësoni zbatimet tuaja sipas standardeve që i keni vendosur.