Transformimi dixhital është integrimi i teknologjisë dixhitale në të gjitha fushat e një biznesi, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e funksionimit dhe ofrimit të vlerës për klientët.
Transformimi dixhital është i domosdoshëm për të gjitha bizneset, nga bizneset e vogla deri tek korporatat. Ky mesazh vjen me zë të lartë dhe të qartë duke e pa që bota po bëhet gjithnjë e më dixhitale.
Cilat pjesë të strategjisë sonë të biznesit duhet të ndryshojnë? A ia vlen vërtet?
Këtë vit, pandemia ka sjellë një nevojë urgjente të transformimit dixhital dhe ka detyruar shumë kompani/organizata të përshpejtojnë punën e transformimit. Andaj rezistenca ndaj këtij tranformimi mund të jetë shumë e kushtueshme në dekaden që po vjen!