.
Slider

Departamenti i Dizajnit të Enterierit

Dizajni interier është një disiplinë e dizajnit e cila fokusohet veçanërisht në mjediset e brendshme dhe gjithë aspektet hapesinore,strukturore dhe materiale të tyre.Dizajni interier perfshin krijimin e hapesirave për banim,ekzibicon,performancë,rekreacion,punë dhe tregëti.

Akademia Evolucion ofron studime të nivelit Bachelor të Dizajnit interier dhe si I tille, titulli I parë I këtij lloji në Kosovë me licencë nga MASHT.

Programi ynë i studimeve në mënyrë progressive zhvillon aftësi kreative,teknike dhe analitike përgjat kursit tre vjecar me kurrikulumin e cdo viti të dizanjuar në mënyrë të tillë që të zgjerojë dhe thellojë aftësitë dhe potencialet e cdo studenti.

Ky program ka një perfshirje dhe pjesëmarrje në një nivel të lartë të stafit, dhe profesionisteve të kësaj industrie.

Bachelori i dizajnit interier paraqet një kornize brënda të cilës cdo student zhvillon një vlerësim të informuar të konteksteve fizike,kulturore dhe historike te arkitekturës dhe dizajnit interior.

Studentët mësojne aftësite teknike dhe komunikative te domosdoshme për praktikën efektive si një specialist interior.

Këto përfshijnë një bazë të aftësive të forta e të adaptueshme në prezantim dhe dokumentim duke përdorur vizatimin me dorë të lirë,teknikat e vizatimit,CAD dhe ndërtimin e modelit.

Megjithatë,brenda programit përqendrimi është vendosur më shumë në nevojën për angazhim në një process rigoroz të përfshirjes,analizës dhe reflektimit mbi zhvillimin e aftësive teknike.

Programi përqëndrohet në një edukim me perspektive ndërkombëtare dhe përmban lidhje të shkëlqyera me Akademi të ngjajshme në Itali.

Studentët inkurajohen gjithashtu që të marrin pjesë në programet e ndërrimit për të plotësuar studimet e tyre në një vend tjetër.

Kush duhet të studiojë arkitekturë interiore në AE?

Entuziastë rreth mundësive të dizajnit dhe kanë vullnet për të mësuar.

Të interesuar në dizajnimin e detajeve në industrinë e ndërtimit.

Të interesuar në perfshirjen e dizajnit në një mjedis më të gjërë kulturor,social dhe ekologjik.

Synimet e drejtimit

Qëllimi i programit në dizajnin enterier është që të diplomuarit t’i drejtojë në profesionin e dizajnit enterier në nivelin e tillë, që të jenë në gjendje që në mënyrë të përgjegjshme, të dizajnojnë hapësira dhe mjedise të brendshme, të cilat mbështesin një ekzistencë të shëndetshme dhe të përshtatshme për jetë, punë, biznes, etj.

Të arriturat e përgjithshme

Viti i parë:

Studenti do të fitojë njohuri në zbatimin e teknikave të ndryshme të artit të përshtatshme për paraqitjen e projekteve;

Studenti do të arrijë të dallojë, përshkruajë dhe përdorë formatet e ndryshme dhe llojet e letrës për vizatim;

Studenti mëson të përgatitë skica të thjeshta për projektime të dizajnit të ambienteve të brendshme dhe dizajnit të mobiljeve;

Studenti do të arrijë të përdorë dhe mirëmbajë veglat dhe pajisjet e punës në projektimet e enterierit;

Studenti do të marrë njohuri bazë në historinë e enterierit që nga antikiteti deri më sot;

Studenti do të jetë i aftë të zbatojë mënyrën e paraqitjes së tabelave dhe legjendave;

Studenti do të fitojë njohuri në analizën dhe vizatimin e formave themelore gjeometrike;

Studenti do të fillojë të përdorë në mënyrë të pavarur literaturën me qëllim të ngritjes profesionale.

Viti i dytë:

Studenti përgatit në mënyrë të pavaruru vendin e punës për projektimin e enterierit;

Studenti mëson të dallojë shkallët numerike në një vizatim projektues te enterierit;

Studenti mëson të përshkruajë vizatimin me dimensione dhe arrinë të kuptojë rëndësinë e dimensionimit të hapësirave sipas përmasave njerëzore;

Studenti mëson të përshkruajë parimet, të cilat ndikojnë në perceptimin vizuel;

Studenti përshkruan ndikimin e ngjyrës në interior, përshkruan veprimin e ngjyrave në mes veti, përshkruan ndikimin e ngjyrave në psiqikën e njeriut, përshkruan harmoninë në mes ngjyrave;

Studenti mëson të zgjedhë ngjyrat për hapësira (mure);

Studenti mëson të dallojë llojet e perspektivave;

Studenti arrinë të bëjë dekorime të hapësirave të ndryshme;

Studenti arrinë të bëjë aranzhime të ndryshme në skica për objekte individuale dhe kolektive, shoqerore e hotelerike;

Studenti përdorë në mënyrë të pavarur literaturën me qëllim të ngritjes profesionale.

Viti i tretë:

Studenti arrinë të komponojë në format të caktuar bazën e një objekti, di të rradhisë në mënyrë funksionale hapësirat e një banese, objekti shoqëror e hotelerik;

Studenti mëson të projektojë mobiljet adekuate në hapësirat gjegjëse;

Studenti mëson të paraqesë pamjet e mureve dhe plafonit;

Studenti mëson perspektivat e dhomave dhe mobiljeve, mëson viztimin e detajeve me përmasa;

Studenti arrinë të realizojë harmonizimin e ngjyrave gjatë projektimit të enterierit;

Studenti mëson të hartojë përshkrimin teknik të projektit;

Studenti mëson të përdorë aplikacionet kompjuterike dhe bën projekte me kompjuter;

Studenti mëson të projektojë dizajne të mobileve;

Studenti do të arrijë që në mënyrë të suksesshme të planifikojë, menaxhojë dhe implementojë projekte në dizajnin enterier;

Studenti do të arrijë që të kuptojë se si kombinohen aftësitë kreative, teknologjike, administrative dhe të punës ekipore në dizajnin enterier;

Studenti do të jetë në gjendje të realizojë tërësisht i pavarur krijimet e tij;

Studenti mëson të bëjë llogaritje bazë eknomike që lidhen me veprimtarinë profesionale;

Studenti merr njohuri bazë në planifikimin dhe menaxhimin e një projekti dhe të biznesit të tij;

Studenti do të arrijë të hulumtojë, të planifikojë, të menaxhojë dhe të realizojë projekt profesional duke aplikuar njohuritë e tij të nxëna gjatë studimeve;

Studentët realizojnë projektin e diplomimit duke punuar në mënyrë grupore, por duke dhënë kontributin e tyre individual që nga planifikimi e deri në realizimin e plotë të tij;

Studenti krijon portfolion si mjet efektiv për relacion me klientelën dhe zotëron strategjitë që duhen aplikuar për të qenë në hap me kërkesat e tregut.

Metodologjia mësimore

Metodat e mësimdhënies janë bashkëkohore dhe gërshetojnë pothuajse të gjitha metodat e mësimdhënies në artet aplikative: mësim i bazuar në projekt, ligjërata, ushtrime praktike, punë e përbashkët dhe interaktive, krijim i portofolios profesionale, ligjërues mysafir, diskutime, përvojë pune praktike në instutucione partnere, etj.

Puna praktike zhvillohet kryesisht në ambientet e shkollës apo në bashkëpunim me kompani që vepron në atë lëmi apo në rolin e klientit.

Poashtu, gjatë studimeve, përvec trajnimeve bazë, vazhdimisht propozohen aktivitete shtesë si projekte të veçanta, punëtori (workshop-e), seminare, pjesëmarrja në konkurse, konferenca dhe vizita në kompani të ndryshme.

Mundësitë e punësimit

Mungesa e profesionistëve të kualifikuar në këtë lëmi në Kosovë dhe në rajonin shqipfolës garanton mundësi të mira të punësimit të të diplomuarve në dizajnin enterier.

Punëdhënësit potencial

Ekzistojnë më dhjetra punishte të mobiljeve, shtëpi te mobiljeve, hotele, institucione dhe qendra biznesi, që kanë mungesë të një kuadri që di të ideoje dhe të realizojë projekte të dizajnit enterier.

Empty tab. Edit page to add content here.