.
Slider

Departamenti i Dizajnit të Komunikimit

Dizajni i komunikimit/(Dizajn grafik & Multimedia), program bachelor (3vjecar, 180 ECTS), ofron nje kurrikulum fleksibel dhe nderdisiplinor i cili eshte shume i harmonizuar me nevojat e studenteve individuale.

Kurset ofrohen ne te gjitha fushat e shprehjes se Dizajnit komunikativ/Multimedias dhe jane te ndertuara ne menyre qe te frymezojne dhe ushqejne kretivitetin individual e gjithashtu marrjen persiper te promovimit visual dhe conceptual.

Fakulteti yne divers perfaqeson nje varietet te shkelqyer te kendveshtrimeve,teknikave dhe mbeshtetjes ne Dizajnin komunikativ/multimedia.

Synimet e drejtimit

Qëllimi i këtij programi është përgatitja profesionale dhe kualifikimi formal i disenjatorëve të komunikimit si dhe drejtuesve të rinj të marketingut, që do të japin kontributin e tyre në zhvillimin e mjeteve të komunikimit në kompanitë kosovare dhe rajonale.

Të arriturat e përgjithshme

Viti i parë:

Studenti do të dëshmojë se kupton dhe mund t’i aplikojë me sukses bazat e studimeve të artit dhe formave tjera te dizajnit;

Studenti do të arrijë të definojë dhe të shpjegojë konceptet kryesore bashkëkohore, teoritë dhe qasjet e studimeve kulturore/mediale siç praktikohen në universitetet bashkëkohore të kësaj lëmije;

Studenti do të fitojë njohuri ne historinë e dizajnit;

Studenti do të arrijë të zhvillojë tiparet e para si profesionist i dizajnit të komunikimit në aspektin individual;

Studenti do të njihet me bazat e dizajnit grafik;

Studenti do te fitojë njohuritë e përgjithshme mbi dizajnin si disciplinë komunikuese dhe mënyrat e aplikimit e tij në shoqërinë e sotme (hyrje në dizajn);

Studenti fiton njohuri në tri lloje të shkrimit kaligrafik si dhe njohuri të historisë së simboleve dhe shkronjave, rrjedhimisht tipografisë, prej filleve të saj deri në shekullin 20 (tipo 1);

Studenti mëson historinë e lashtë të artit prej filleve të tij (histori arti);

Studenti mëson bazat e përgjithshme të vizatimit si teknikë themelore të çdo arti (vizatimi 1);

Sudenti fillon të zbatojë programin themelor kompjuterik për dizajn – Adobe illustrator si në teori ashtu edhe në praktikë, si mjet kyç për aplikimin e teknikave të çdo dizajneri; (DTP)

Studenti mëson bazat e fotografisë, si pjesë të pandashme të dizajnit dhe teknologjinë e përpunimit të saj në praktikë (foto 1).

Viti i dytë:

Studenti do të arrijë aplikojë profesionalisht dhe në mënyrë të thuktë konceptet dhe teoritë kryesore në dizajnin e komunkimit;

Studenti do të njoftohet me idetë, konceptet dhe mjeshtërinë e inspirimit rreth krijimit te dizajnit;

Studenti do të vazhdojë të marrë njohuri te avancuara në ndërtimin e brendit;

Studenti do të arrijë të kuptojë konceptet themelore të dizajnit dhe do të arrijë të realizojë punën e tij duke patur parasysh rëndësinë e domethënies autoriale të krijimi dhe kuptimit që i jipet asaj nga dizajnerët;

Studenti do të punojë si pjesë e grupit dhe në mënyrë individuale;

Studenti do të mësojë për dizajnin në teori dhe observim, si dhe do të bëjë analizë të thuktë të procesit të krijimit të identitetit vizual në praktikë (dizajn);

Studenti mëson për stilet tipografike të shekullit njëzet deri sot, tipografët më të njohur dhe llojet më të përdorura të shkronjave si dhe rregullat e tipografisë në teori dhe praktikë (tipo2);

Studenti mëson për historinë e re të dizajnit dhe stilet që mbizotëruan gjatë saj (histori dizajni);

Studenti vazhdon të ushtrojë shkathtësin e vizatimit si mjet i zbatimit të ideve në dizajn ( viz. për dizajn);

Sudenti zbaton programin Adobe in Design, si njohuri supreme për dizajnimin e materialit të shtypur si libri, revista, gazeta etj. ( DTP);

Studenti merr njohuritë e para në krijimin e imazhit të korporatës – duke filluar nga realizimi i idesë iniciale dhe deri te zhvillimi i saj në praktikë ( imazhi i korportes);

Studenti mëson për teknikat, rregullat dhe mënyrat e përdorimit të fotografisë për realizimin e tërësishëm të dizajnit (foto2).

Viti i tretë:

Studenti do të arrijë që në mënyrë të suksesshme të planifikojë, menaxhojë dhe implementojë projekte ne dizajnin e komunikimit;

Studenti realizon kompletimin e projektit përfundimtar të brendingut dhe krijimit të identitetit vizual (Dizajn 3);

Studenti bën modifikimin, dizajnimin tipografik dhe kompletimin e projektit përfundimtar për dizajnimin e fontit të ri (tipo 2);

Studenti mëson metodat e formimit të imazhit vizual me projektimin e tërësishëm të dizajnit e zbatuar në praktikë (imazhi i korp);

Studenti zbaton e shkathtësitë e arritura të vizatimit në formë digjitale për integrimin e tij në dizajn (viz. Për dizajn);

Studenti mëson rregullat dhe zbatimin e dizajnit tipografik dhe të imazheve në Web ( rrjet) (Web design);

Studenti krijon portfolion si mjet efektiv për relacion me klientelën dhe zotëron strategjitë që duhen aplikuar për të qenë në hap me marketingun dhe dizajnin si pjesë e tij (strategjite e marketingut, portfolio);

Studenti do të jetë në gjendje të realizojë tërësisht i pavarur krijimet e tij;

Studenti merr njohuri themelore në planifikimin dhe menaxhimin e një projekti dhe të biznesit të tij;

Studenti do të arrijë të planifikojë, të hulumtojë, të menaxhojë dhe të prodhojë projekt profesional duke aplikuar njohuritë e tij të nxëna gjatë studimeve;

Studentët realizojnë projektin e diplomimit duke punuar në mënyrë grupore, por duke dhënë kontributin e tyre individual që nga planifikimi e deri në realizimin e plotë të tij;

Metodologjia mësimore

Metodat e mësimdhënies janë bashkëkohore dhe gërshetojnë pothuajse të gjitha metodat e mësimdhënies në artet aplikative: mësim i bazuar në projekt, ligjërata, ushtrime praktike, punë e përbashkët dhe interaktive, krijim i portofolios profesionale, ligjërues mysafir, diskutime, përvojë pune praktike në instutucione partnere, etj.

Puna praktike zhvillohet kryesisht në ambientet e shkollës apo në bashkëpunim me kompani që vepron në atë lëmi apo në rolin e klientit. Poashtu, gjatë studimeve, përvec trajnimeve bazë, vazhdimisht propozohen aktivitete shtesë si projekte të vecanta, punëtori (Workshop-e), seminare, pjesëmarrja në konkurse, konferenca dhe vizita në kompani të ndryshme.

Mundësitë e punësimit

Fakti që të gjithë të diplomuarit e deritashëm në Akademinë Evolucion janë të punësuar në profesionin e tyre, tregon për mungesën aktuale dhe kërkesën për një profil të tillë të krijuesve profesionalë.

Punëdhënësit potencial

Ekzistojnë më dhjetra studio te dizajnit, shtypshkronja, media te shkruara dhe elektronike, kompani biznesi, banka, institucione publike që kanë mungesë të kuadri që di të ideojë dhe të realizojë projekte propagandistike, ndërtimin e imazhit dhe ruajtjen e tij. Meqenëse, studentët fitojnë aftësi teknike dhe teorike, ata do të jenë kryesisht krijues të përmbajtjes si dizajner, drejtorë marketingu, ideatorë dhe bartës të fushatave të marketingut, etj.

Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët do të jenë praktikues kritikë dhe kreativë dhe mund të bëhen pjesë e sektorit medial në cilësi të ndryshme. Përveç njohurive të mira në një fushë të specializuar sipas zgjedhjes së tyre, ata poashtu do të kenë edhe një pasqyrim të shkëlqyeshëm dhe të plotë të fushave të ndërlidhura të ekspertizës, industrive dhe njohuri të profesioneve të ndryshme të kësaj lëmije. Kjo do t’iu mundësojë studentëve të identifikojnë marrëdhëniet e rëndësishme brenda këtij sektori dhe t’iu japë atyre një pasqyrë më të thellë brenda punës efektive në ekip.