.
Slider

PËR NE

Akademia Evolucion ofron nivelin Bachelor dhe Master të studimeve. Studimet e nivelit Bachelor ofrohen në 4 programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës. Këto programe janë: Dizajn i modës (BA,MA), Dizajn i enterierit(BA,MA), Dizajn i komunikimit si dhe programin Dizajn dhe Marketing. Ndërsa për herë të parë në Kosovë dhe rajon, Akademia Evolucion ofron programin Master në Dizajn të Modës (2 vite studimi), të akredituar.

Akademia Evolucion ka angazhuar personel akademik me karrierë të dëshmuar krijuese dhe pedagogjike. Filozofia e Akademisë Evolucion është që të gërshetojë praktikën dhe teorinë në mënyrë sa më harmonike.

Mbi 50% e personelit akademik ka mbaruar studimet post diplomike jashtë Republikë së Kosovës. Evolucion ka marrëdhënie të ngushta me shkolla në Evropë dhe SHBA, ku vlen të përmenden: Instituto di moda Burgo-Milano, Domus Academy, NABA,etj.

Shkolla ofron mundësi studimi të studentëve të viteve përfundimtare në Bachelor në institucionet tona partnere dhe mundëson vazhdim të studimeve MASTER në Itali dhe më gjerë.

AKREDITIMI

Akademia Evolucion është e akredituar nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës në këto programe:

  • Dizajn i modes (BA & MA);
  • Dizajn i enterierit (BA & MA);
  • Dizajn i komunikimit (Dizajn grafik & multimedia BA);
  • Dizajn & Marketing (MA);

Linqet nga websajti zyrtar i Agjencis e Akreditimit të Kosovës:

Dokumenti i Akreditimit 1

Dokumenti i Akreditimit 2