Suksesi i Nike nuk është thjeshtë një produkt sportiv me cilesi të lartë, por është një testament i fuqisë së marketingut në një brend. Nike si një ndër brendet më të njohura në të gjithë botën, famën e saj nuk e mori vetëm nga veshjet e tyre ikonike sportive, por edhe nga strategjia mbreslënëse e tyre e marketingut. Fushatat e marketingut te Nike kanë ndryshuar lojën ne industrine e sportit dhe suksesin e brendit te tyre. Nike njeh rëndësinë e mediave sociale dhe marketingut digjital.
Fushata reklamuese e Colin Kaepernick është një shembull i shkëlqyer se si Nike përdor figura të diskutueshme për të gjeneruar emocione dhe për ta bërë markën e tyre më të njohur. Nike bëri një lëvizje të guximshme duke zgjedhur Colin Kaepernick si fytyrën e fushatës së saj reklamuese. Vendimi i Kaepernick për të protestuar në heshtje kundër brutalitetit të policisë pati një ndikim të rëndësishëm në fushatën e Nike, duke rezultuar në një rritje masive prej 1,400% në angazhimin e mediave sociale dhe një shitje marramendëse prej 6 miliardë dollarësh. Fushata e Nike thekson hapjen e tyre ndaj adresimit të çështjeve sociale dhe rëndësinë e mbajtjes së një qëndrimi për një kauzë.
Kompania ka krijuar partneritete strategjike edhe me atletë të njohur, duke përfshirë ikona si Michael Jordan, Serena Williams dhe Cristiano Ronaldo. Këto bashkëpunime kanë luajtur një rol kryesor në krijimin e besueshmërisë së Nike në industrinë e sportit dhe kane rritur suksesin e saj.
Shkruan: Erona Bajraktari