Pas shqipërimit të emrit nga ‘Oda e Afarizmit të Kosovës’ në ‘Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë’, me kënaqësi iu njoftojmë që tashmë kanë përzgjedhur logon e re të punuar nga ne, e cila do ta identifikojë nga tani e tutje.
Me qëllim të qëndrimit besnik ndaj logos së mëhershme, Dhoma e Tregtisë bëri disa modifikime tek logo paraprake, duke e gërshetuar me simbolin e ri, ashtu që të jetë sa më e pranueshme për anëtarët e njëkohësisht të jetë përfaqësusese e punës dhe veprimtarisë së Dhomës.
Kombinimi i ngjyrave kaltër dhe verdhë, ngërthen në vete kombinimin mes kredibilitetit dhe energjisë së punës.