SIMS Marketing Agency ka përmbyllur me sukses kampanjën vetëdijesuese “Vepro mençur, kurse ujin,” e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kursimit të ujit. Kjo fushatë ka përfshirë krijimin e videove dhe reklamave audio për Kosovë dhe Malin e Zi, të cilat janë lansuar me sukses në të dyja shtetet.
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga Qendra për Zhvillim e Kosovës (KDC), në bashkëpunim me Vodovod “Bistrica” Bijelo Polje dhe KRU “Hidrodrini” Pejë.