
SIMS Marketing Agency ka dizajnuar dhe programuar platformën digjitale të Turizmit, një iniciativë që mbështetet nga Swisscontact dhe implementohet nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Kjo platformë është pjesë e projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat”, që synon të nxisë inovacionin dhe qëndrueshmërinë në sektorët e Ushqimit dhe përbërësve natyralë si dhe Turizmit, duke theksuar rimëkëmbjen e sektorit privat, krijimin e vendeve të punës dhe përfshirjen e të rinjve, grave dhe pakicave.
Jemi të lumtur që përmes dizajnit modern dhe zhvillimit funksional kemi kontribuar në një projekt që sjell ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm në Kosovë!