SIMS Marketing Agency

Sot, njerëzit po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për atë që po blejnë, pavarësisht nëse është produkt apo shërbim. Së bashku me cilësinë, klientët i kushtojnë vëmendje një sërë aspektesh të tjera që përbëjnë një biznes, të tilla si përgjegjësia sociale, ekologjia dhe identiteti i markës.


Ne kemi sfiduar veten të marrim përsipër t’i ndryshojmë disa marka (brende) të kompanive të ndryshme. Duke pasur parasysh sfidat dhe prezencën e tyre në treg, ne ia arritëm!

Iko është kompani që merret me prodhimin e mishit në Kosovë.

Optima Energy Consulting ofron shërbime konsulente për sektorin e energjisë dhe ujërave, dhe për sektorë tjerë infrastrukturorë.

Shërbimet e ofruara nga Optima Energy Consulting në mes tjerash përfshijnë: studime fizibiliteti, financiare dhe ligjore, analiza ligjore, analiza të tregut, aplikimet për tarifa dhe analizime të çmimeve, analizë rregulatore, vlerësim të investimeve, përgatitje e aplikacioneve për autorizim, leje dhe licencë, etj.

Woodline është i angazhuar në shitjen dhe shpërndarjen me shumicë dhe pakicë të lëndëve të para për prodhimin e mobiljeve .

Eksperienca e Woodline në këtë fushë e ka bërë atë të vecantë dhe shumë konkuruese në tregun e aksesorëve të mobilimit. Duke synuar mbi të gjitha cilësinë dhe efikasitetin e produkteve të tregëtuara prej saj, WOODLINE shënon rritje të ndjeshme në këtë fushë si dhe në gamën e klientelës së saj.

Kompania për pajisje mjekësore Leomed operon në Kosovë, ku me shumë profesionalizëm iu shërben klientëve të tyre pajisje mjekësore dhe servisim.

Prive është kompani prodhuese në industrinë e tekstilit. Gjegjësisht, Prive Jeans merret me modelimin dhe prodhimin e farmerkave për të rritur.