Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka përfunduar me sukses realizimin e trajnimit me temë “Strategjitë e Marketingut dhe Shitjes”, me profesor Shpat Komoni.
Qëllimi i këtij moduli të trajnimit ishte që pjesëmarrësit të informohen më tepër rreth zhvillimit të brendit dhe shitjes si dhe të këshillohen se si të zhvillojnë strategjitë e duhura të marketingut.
Në këtë trajnim një ditor ishin të pranishëm përfaqësues të bizneseve nga fusha të ndryshme, ku patën mundësinë që të diskutojnë dhe shkëmbejnë përvojat e tyre profesionale dhe biznesore.





